LAJMI I FUNDIT:

Katër gola dhe spektakël – Brighton dhe Liverpool ndajnë pikët

Katër gola dhe spektakël – Brighton dhe Liverpool ndajnë pikët

Brighton dhe Liverpool kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Vendasit kaluan të parët në avantazh pas një gabimi të portierit Alisson të cilin e shfrytëzoi në maksimum Simon Adingra për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.


Reagimi i mysafirëve erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë më saktësisht në minutën e 40-të, kur Darwin Nunez me një pasim fantastik arrin të gjejë në zonën e rrezikshme Mohamed Salah i cili shënon për të barazuar shifrat në 1-1.

Teksa dukej se dy skuadrat do shkonin në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë, në  minutën e  46-të në skenë përsëri u shfaq egjiptiani Salah, i cili shënoi nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi Liverpoolin.

Të besuarit e De Zerbit barazuan rezultatin në minutën e 78-të, pas një krosimi nga ana e Solly March që gjeti mjaft mirë në zonë kapitenin Leëis Dunk i cili tundi rrjetën e portës kundërshtare.

Luan te Liverpooli dhe është një nga më të mirët, Zyba tregon befasinë e madhe që i bëri ylli anglez
Lexo po ashtu Luan te Liverpooli dhe është një nga më të mirët, Zyba tregon befasinë e madhe që i bëri ylli anglez

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi në asnjërën anë dhe që të dy ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë në një sfidë që prodhoi spektakël.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool radhitet në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë ndërsa Brighton në atë të gjashtin me një pikë më pak./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori