LAJMI I FUNDIT:

Luan te Liverpooli dhe është një nga më të mirët, Zyba tregon befasinë e madhe që i bëri ylli anglez

Luan te Liverpooli dhe është një nga më të mirët, Zyba tregon befasinë e madhe që i bëri ylli anglez

Qëndrim Zyba është afrimi i ri në Përfaqësuesen A të Kosovës, pas shkëlqimit me Ballkanin.

Mesfushori therandas ka kaluar të gjitha grupmoshat te Kosova, derisa tani është ftuar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Izraelit.


Ylli i Ballkanit ka thënë nëemisionin A Play në ATV se është krenar për ftesën që ka marrë nga përzgjedhësi Primoz Gliha.

Tetë ndryshime nga lista e fundit – prurjet dhe largimet e Glihas
Lexo po ashtu Tetë ndryshime nga lista e fundit – prurjet dhe largimet e Glihas

“Jam ndierë shumë i lumtur sepse është një krenari shumë e madhe të cilën e kam pasur ëndërr që nga fëmijëria dhe më është realizuar tani. Shpresoj që në çdo moment që i nevojitet shtetit të jemi në gjendje, jo vetëm unë, por secili futbollist të përfaqësojë vendin e vet”, tha Zyba.

Tutje mesfushori i Ballkanit ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante sa ishte pjesë e Kosovës U21.

Ylli i Liverpoolit, Harvey Elliott e kishte befasuar atë pas ndeshjes Kosovë U21 – Angli U21, ku Dardanët ishin mposhtur 0-5 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Kundër Anglisë kemi luajtur dhe kemi pasur kundërshtar, më ka ra gjatë gjithë kohës të kem duele kundër tij, ka qenë Elliot, një super lojtar i cili dihet se luan në Liverpool”.

“Gjatë ndeshjes kemi biseduar dhe i kam kërkuar fanellën. Pas ndeshjes nuk e kam parë më dhe kam shkuar në zhveshtore dhe vjen Rinor Havolli nga Federata, më kërkon dhe me thotë ‘të pret futbollisti Elliot për të japë fanellën’”.

“Ne s’kishim dresë, ma kërkoi edhe ai mua që t’i ndërrojmë së bashku, por unë vetëm ia mora atij dhe nuk kisha që t’i japë edhe unë. Por ishte një ndjenjë respekti që ma bëri pas ndeshjes”, tregoi Zyba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori