LAJMI I FUNDIT:

Katër bukuroshet që do ta argëtojnë publikun ndërmjet raundeve në meçin Joshua – Takam (Foto)

Katër bukuroshet që do ta argëtojnë publikun ndërmjet raundeve në meçin Joshua – Takam (Foto)

Përveç superduelit ndërmjet Anthony Joshuas dhe Carlos Takam që zhvillohet në qytetin e Cardiffit, organizatorët e këtij meçi janë kujdesur që fanatikët e boksit të argëtohen edhe ndërmjet raundeve.

Katër ‘vajza të ringut’ – Sophie Danvers, Maura Higgins, Laura Stanford dhe Jennifer Mcsween – do t’i mbajnë numrat e raundeve dhe do të shfaqin figurat e tyre në momentet kur boksierët do të jenë duke pushuar.

Katër bukuroshet që do të kujdesen për publikun ndërmjet raundeve (Express.co.uk)
Joshua jeton në banesë me nënën, pavarësisht se është pronari i një ville mbi gjysmë milioni euro dhe shumë veturave luksoze (Foto)
Lexo po ashtu Joshua jeton në banesë me nënën, pavarësisht se është pronari i një ville mbi gjysmë milioni euro dhe shumë veturave luksoze (Foto)

Ato do t’i ofrojnë buzëqeshje publikut të pranishëm në Principality Stadium në kryeqytetin uellsian, ku do të jenë të pranishëm rreth 70.000 njerëz.

Të katër bukuroshet janë grumbulluar nga ish-vajza e ringut, Sara Beverley Jones, e cila është paraqitur në ring në 17 duele të Joshuas, ndërsa tani merret me vajzat e ringut përmes agjencisë së saj, SBJ Management.

Ish-vajza e ringut Sara Beverley (Daily Star)

Katër bukuroshet e të shtunës mbrëma kanë treguar për Daily Star Online rreth punës së tyre dhe se cila është ndjenja e të qenit vajzë e ringut para turmave të mëdha në stadium dhe miliona njerëzve që i shikojnë përmes ekraneve televizive.

Maura Higgins: “Jam modele profesionale. Gjithmonë më ka pëlqyer boksi dhe pastaj rrash në kontakt me të mahnitshmen Sara Beverley. Këtë vit edhe unë u zgjodha të jem vajzë e ringut për duelin e (Ryan) Burnett në Irlandë”.

Maura Higgins (Daily Star)

Laura Stanford: “Jam modele komerciale dhe promovuese. Ka qenë puna ime me orar të plotë për afro pesë vite radhazi. Po ashtu punoj edhe si një vajzë rrjeti për një ekip profesional moto-sporti të quajtur PBM”.

Laura Stanford (Express.co.uk)

Jennifer Mcsween: “Unë jam një ish-mbretëreshë e bukurisë, kam garuar dhe kam fituar shumë gara bukurie. Njëherësh bëj edhe punë televizive dhe modeloj, jam motër medicinale për stomatologji dhe sipas të gjitha gjasave do t’i kthehem kësaj pune, por tash për tash më pëlqen kjo që bëj”.

Sophie dhe Jennifer (Daily Star)

Sophie Danvers: Jam modele me orar të plotë, si edhe jam një artiste makijazhi e vetëmësuar”.

Jeta e thjeshtë e Anthony Joshuas, është baba i një djali dhe refuzon lidhjet afatgjate (Foto)
Lexo po ashtu Jeta e thjeshtë e Anthony Joshuas, është baba i një djali dhe refuzon lidhjet afatgjate (Foto)

Të gjitha bukuroshet kanë thënë se u pëlqen puna që e bëjnë dhe mezi e presin atmosferën që krijohet në meçet e boksit. /Telegrafi/

Sophie Danvers dhe Jennifer Mcsween (Daily Star)

Sophie Danvers (Daily Star)

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori