LAJMI I FUNDIT:

Jeta e thjeshtë e Anthony Joshuas, është baba i një djali dhe refuzon lidhjet afatgjate (Foto)

Jeta e thjeshtë e Anthony Joshuas, është baba i një djali dhe refuzon lidhjet afatgjate (Foto)

Edhe pse është njëri prej boksierëve më të mirë në botë, Anthony Joshua jeton në shtëpi me nënën e tij, ndërkaq mediat britanike kanë hulumtuar për të dashurën e tij dhe numrin e fëmijëve.

Sonte (e shtunë), kampioni në kategorinë e peshave të rënda, IBF dhe WBA, do t’i mbrojë titujt në duelin kundër francezit me origjinë kamerunase, Carlos Takam, në Principality Stadium në Cardiff.


Bëhen kalkulimet e para se sa mund të fitojnë Joshua dhe Takam pas meçit
Lexo po ashtu Bëhen kalkulimet e para se sa mund të fitojnë Joshua dhe Takam pas meçit

Meçi i tij i boksit ka bërë që e gjithë vëmendja mediatike këto ditë të përqendrohet te jeta dhe karriera e ‘AJ’.

E gjithë bota pret duelin ndërmjet Anthony Joshua dhe Carlos Takam (Getty Images)

Jeton me nënën

Boksieri dhe nëna e tij, Yeta (Lucozade Sport)

Milioneri 28-vjeçar ende jeton në një banesë me nënën e tij, përkundër suksesit të madh në karrierë dhe në aspektin financiar.

Sa i përket jetës personale, ai ka thënë se nuk ka shumë kohë për t’iu përkushtuar një femre dhe pret që të mos ketë një lidhje derisa ta përfundojë karrierën si boksier.

“Nëse njerëzit mund të udhëtojnë me mua për 10 apo 12 vitet e ardhshme, atëherë do ta vlerësoja, por nëse nuk mund ta parashikojnë të ardhmen, më mirë të zbresin nga varka, sepse nuk mund të ndalem për askënd tash për tash”.

“Kam folur me trajnerin tim, i cili ka punuar me Carl Froch që ka pasur karrierë 12-vjeçare. Një ditë merr fund dhe tash ai e ka gjithë kohën e botës që të mendojë për biznesin, familjen”, ka deklaruar boksieri për Evening Standard.

Fitoi 18 milionë euro nga meçi ndaj Klitschkos, por festa e Joshuas ishte shumë e thjeshtë
Lexo po ashtu Fitoi 18 milionë euro nga meçi ndaj Klitschkos, por festa e Joshuas ishte shumë e thjeshtë

Lidhjet e dashurisë

AJ u përfol për një lidhje dashurie me Bella Hadid (Getty Images)

Sa iu përket lidhjeve të dashurisë, në muajin maj është spekuluar se Joshua ishte në lidhje me modelen 21 vjeçare, Bella Hadid, me të cilën ishte njoftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të GQ. Mirëpo, romanca ndërmjet tyre thuhet të mos ketë zgjatur.

Ai njëherësh ka pasur një lidhje me ndarje dhe ribashkime që nga shkolla me valltaren Nicole Osborne, e cila është nëna e djalit të tij.

Numri i fëmijëve

Joshua ka një djalë me ish-të dashurën (Daily Star)

Në vitin e kaluar u përhap lajmi se Joshua është baba i një fëmije me Nicole, i cili tash është dyvjeçar. Lajmi u bë publik pas fitores ndaj Charles Martin.

Emri i djalit të tij është Joseph Bayley Temiloluwa Prince Joshua dhe ka lindur më 6 tetor 2015.

Së fundmi, boksieri ka blerë një banesë në vlerë prej gjysmë milioni funtesh (565.430 euro) në Finchley në veri të Londrës, për ish-të dashurën dhe djalin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori