Kate Moss bashkohet me futbollistët e Liverpool FC në karaoke gjatë xhirimeve për Tommy Hilfiger

Supermodelja, Kate Moss, është parë duke u bashkuar me lojtarët e Liverpool FC në një seancë karaoke në pub, gjatë xhirimeve të reklamës më të re për markën Tommy Hilfiger.
52-vjeçarja mori pjesë në xhirime në The Park Pub, ku iu bashkuan edhe emra si Ian Rush, Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister dhe Alexander Isak, ndërsa edhe vetë stilisti Tommy Hilfiger ishte i pranishëm në set.
Në video, Kate interpreton rolin e këngëtares së pub-it, ndërsa futbollistët shfaqen si vetvetja, shkruan DailyMail.

Ajo mbërriti në vendxhirim me helikopter dhe u shfaq me një stil tërësisht të zi, duke kombinuar xhinse, xhaketë lëkure dhe shall mëndafshi, edhe pse moti ishte me shi.
Xhirimet përfshinin edhe skena festive me flamuj dhe kostume të frymëzuara nga marka.
Fushata vjen si pjesë e bashkëpunimit afatgjatë mes Liverpool FC dhe Tommy Hilfiger, i cili do të veshë ekipet dhe stafin e klubit në sezonet e ardhshme. /Telegrafi/































































