Kim Kardashian shet gardërobën luksoze, nxjerr në ankand qindra veshje firmato për fansat

Kim Kardashian ka vendosur të hapë gardërobën e saj për fansat, duke nxjerrë në shitje afro 300 artikuj luksozë në platformën “Kardashian Kloset”.
Ylli i famshëm televiziv po shet veshje të rralla nga markat më të njohura të modës, përfshirë disa prej kombinimeve që ka veshur në evente të mëdha dhe në serialin e saj “All’s Fair”.
Shumë prej artikujve janë ulur ndjeshëm në çmim, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të modës, shkruan DailyMail.

Mes pjesëve më të komentuara është një kostum lëkure Prada, që Kim e kishte veshur në Javën e Modës në Milano në vitin 2022.
Fillimisht i listuar për rreth 7,900 euro, tani ai shitet për afërsisht 5,900 euro. Ndërkohë, një fustan i rrallë Jean Paul Gaultier është ulur nga rreth 7,900 euro në afro 3,900 euro.

Në koleksion përfshihen gjithashtu çanta, taka dhe veshje vintage nga Chanel, Dior dhe John Galliano.
Artikulli më i shtrenjtë është një set arkivor John Galliano, i cili arrin vlerën e rreth 52 mijë eurove.
Kim kishte paralajmëruar prej muajsh se do të nxirrte në ankand pjesë nga gardëroba e saj me vlerë milionëshe, ndërsa fansat tani kanë mundësinë të blejnë disa prej veshjeve më ikonike të saj. /Telegrafi/





















































