Sydney Sweeney trondit me skenat e nxehta në “Euphoria”, ndërsa seriali vret personazhin kryesor Nate Jacobs

Episodi i parafundit i sezonit të tretë të Euphoria ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pas zhvillimeve dramatike që përfshinë personazhet e luajtur nga Sydney Sweeney dhe Jacob Elordi.
Në episodin e titulluar “Rain or Shine”, Cassie Jacobs, personazhi i interpretuar nga Sydney Sweeney, përpiqet me çdo mënyrë të shpëtojë bashkëshortin e saj Nate Jacobs, i cili ishte rrëmbyer nga gangsteri Naz për shkak të borxheve të mëdha.
Historia merr një kthesë të errët kur Nate përfundon i varrosur i gjallë në një arkivol, me vetëm një tub oksigjeni për të mbijetuar, shkruan DailyMail.

Pavarësisht përpjekjeve të Cassie-t për të siguruar shumën e kërkuar prej rreth 950 mijë eurosh, situata del jashtë kontrollit dhe Nate vdes pasi kafshohet nga një gjarpër brenda arkivolit.

Paralelisht me ngjarjet dramatike, episodi përfshiu edhe skena intime mes Cassie dhe personazhit Dylan Reid, të cilat kanë bërë bujë në rrjetet sociale dhe kanë rikthyer diskutimet mbi skenat provokuese të serialit.
Në fund të episodit, tensioni arrin kulmin gjatë përballjes në kantierin e ndërtimit, ku Naz qëllohet për vdekje nga Alamo Brown, duke mbyllur një nga episodet më të errëta dhe tronditëse të serialit deri më tani. /Telegrafi/




















































