LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton sjell në jetë një djalë

Kate Middleton sjell në jetë një djalë
(Foto: Getty Images)

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë – kanë njoftuar nga pallati mbretëror Kensington.

Mëngjesin e të hënës, dukesha ishte dërguar në një spital në Paddington të Londrës dhe lindja ka ndodhur pa ndonjë komplikim.


(Foto: Getty Images)

Djali i porsalindur është vëllai i princit George dhe princeshës Charlotte, ndërsa është i pesti në linjën për fronin mbretëror.

Të gjitha lajmet për Kate Middleton
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kate Middleton

“Lartmadhëria e saj mbretërore, dukesha e Cambridge ka sjellë pa komplikime në jetë një djalë në orën 11:01. Foshnja peshon 3.82 kilogramë. Duka i Cambridge ishte i pranishëm në momentin e lindjes”.

(Foto: Getty Images)

” Lartmadhëria e saj mbretërore dhe fëmija janë shëndosh e mirë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga pallati Kensington.

“Mbretëresha, duka i Edinburghut, Princi i Walesit, dukesha e Cornwallit, princi Harry dhe anëtarët e të dyja familjeve, janë njoftuar dhe janë të gëzuar me lajmin”, theksohet më tej.

Fëmija i princit William dhe dukeshës Kate e ka ditëlindjen e njëjtë me William Shakespeare dhe zonjën Gabriella Windsor, vajza e princit dhe princeshës së Kentit. /Telegrafi/