LAJMI I FUNDIT:

Kartolina e yjeve shqiptarë për vitin 2018: Çfarë duan ata këtë vit? (Foto)

Kartolina e yjeve shqiptarë për vitin 2018: Çfarë duan ata këtë vit? (Foto)

Gjatë 2017-s këngëtarët shqiptarë ishin shumë produktivë në tregun e muzikës.

Shumë këngë hite u publikuan gjatë vitit që lam pas, teksa edhe fundvitit i gjeti të ngarkuar me projekte të reja e koncerte shumë prej yjeve.


Sido që të jetë, fakti që viti i ri po afron u ka mundësuar të gjithë personazheve të famshëm që të shprehin nga një dëshirë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi u gjend pranë shumë yjeve shqiptarë, të cilët nuk hezituan të tregojnë kartolinën e tyre të dëshirave për vitin 2018.

Në vazhdim mund të njiheni me dëshirat e disa prej yjeve shqiptarë:

Blero

Dëshirat për vitin 2018 janë fillimisht ta kemi shëndetin, vullnetin për punë siç e kemi pasur deri sot,dhe thjeshtë të punojmë sa më shumë, të jap sa më shumë nga ana ime artistike, t’i bëj njerëzit të ndihen sa më mirë, dhe t’ju dhuroj emocione.

Genta Ismajli

Dëshirat janë gjithmonë të pranishme për fundvit. Shpresoj në një tjetër vit më të mirë, me plot mbarësi por edhe suksese, normalisht të gjithëve do ua uroja së pari atë që të gjithë kemi më së shumti nevojë: shëndetin dhe dashurinë.

Lyrical Son

Përpos dëshirës për paqe, në vitin 2018 do doja të shihja nga artistët e rinj më shumë albume, më shumë punë, sa më shumë përkushtim për muzikë të mirë. Natyrisht në 2018, më së largu nga janari do vijmë edhe me projekte të reja, që shpresoj se publiku do t’i mirëpresë.

BimBimma

Dëshira ime për vitin 2018 është një fjali e vetme, që “Humanizmi të jetë human”.

Robert Berisha

Shpresoj që viti 2018 do jetë edhe më mirë, me shumë projekte të reja dhe bashkëpunime.

Adrian Gaxha

Dëshira ime për vitin 2018 është të realizohen të gjitha planet në aspektin muzikor po flas, por sigurisht që do doja më të mirat edhe për familjen time.

Skivi

Ajo çfarë unë dua në vitin 2018, është ajo që më bën të ndihem më së miri…dëshiroj të kem muzikë më shumë, ose thënë më mirë, muzikë pafund…

Ermal Fejzullahu

Dua që në vitin 2018 ta kemi së pari shëndetin, unë dhe gjithë familja ime. Shpresoj një vit sa më i mirë. Dua që të kemi unitet, dua ta shoh Kosovën me liberalizim të vizave, që gjithë qytetarët ekëtij vendi të lëvizin lirshëm.

Gold AG

Kam shumë dëshira për vitin 2018, normalisht më e rëndësishmja është që të gjithëve pikë së pari të na punojë shëndeti. Si të gjithë shqiptarët, edhe unë po shpresoj që 2018-a të na sjell edhe liberalizimin e vizave.

Zanfina Ismaili

E kam një dëshirë, por sinqerisht është pak intime për mua t’a publikoj, por që afër realizimit edhe unë jam e entuziazmuar mjaft shumë.

Kida

Dëshirat e mija për vitin 2018 janë të kem shëndetin e mirë së pari, dhe të kem shumë gjëra të mira për të sjell për fansat e mi dhe të gjithë publikun tim, dhe shumë punë.

Gjiko

Dëshiroj që në vitin 2018, gjithçka të jetë më e mirë se ç’ka qenë deri më tani.

Getinjo

Uroj që shëndeti të më përcjellë dhe energjia pozitive të jetë afër meje. Nëse këto dyja i kam, atëherë të tjerat arrihen lehtë.

DJ Blunt dhe Real 1

DJ Blunt – Dëshiroj sa më shumë projekte të realizuara, punë të pa ndalur, por edhe dashuri, sepse pa këto nuk do të ishin asnjëra.

Real 1 – Dëshirat e mija janë së pari për shëndet, familje, dhe po ashtu në karrierë e shumë projekte të reja të cilat do të vijnë në vitin 2018. Ky vit do të ketë shumë befasi, dhe këngë nga ato që s’i keni dëgjuar më parë.

Genc Prelvukaj

Dëshirat për vitin 2018 janë pothuajse të njëjta me të viteve paraprake. Të na përcjelle shëndeti i mirë, të kemi fat në punët që bëjmë dhe qetësi në rreth dhe familje.

Morena Taraku

Dëshirat e mija janë që vitin 2018 ta presim të gjithë të gëzuar me anëtarët e familjes. Normalisht shpresoj në sukseset e gjithësecilit.

Adelina Berisha

Dëshira ime më e madhe është të jem shëndosh e mirë, unë dhe familja ime, dhe të arrij suksese akoma më të mëdha.

Cozman

Dëshira ime për vitin 2018 është që të bëhem një njeri i suksesshëm, dhe ta jetoj jetën pa fjalë keqardhjeje, por vetëm me të qeshura.

Albatrit Muqiqi

Dëshiroj që së pari ta kemi shëndetin, po ashtu dhashtë Zoti të na ndihmojë në punë. Iu uroj të gjithëve Vitin e Ri, paqe dhe shëndet në familje.

Fjolla Morina

Dëshira për vitin 2018 është si ajo e krejt shqiptarëve: sa më shumë para vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori