LAJMI I FUNDIT:

Kanye West thotë se ka humbur dy miliardë dollarë brenda një dite

Kanye West thotë se ka humbur dy miliardë dollarë brenda një dite

Kanye West thotë se humbi dy miliardë dollarë në një ditë të vetme këtë javë pas shkëputjes së disa partneriteteve të mëdha me kompani të njohura.

Reperi, 45 vjeç, u kthye në Instagram pasi llogaria e tij u kufizua në fillim të këtij muaji pas serisë së postimeve të tij tronditëse.


Të enjten (27 tetor), reperi, i njohur gjithashtu si Ye, postoi një mesazh për Ari Emanuel, CEO i agjencisë argëtuese dhe mediatike Endeavour, i cili u kishte kërkuar kompanive të ndaloni së bëri biznes me të pas valës së tij të fundit të komenteve për hebrenjtë.

“Ari Emanuel, humba dy miliardë dollarë në një ditë dhe jam ende gjallë”, shkroi West në Instagram.

“Ky është fjalim dashurie. Unë ende të dua. Zoti ende ju do. Paratë nuk janë ai që jam unë. Populli është ai që jam unë”, tha tutje reperi.

Ishte spekuluar gjerësisht se Kanye humbi statusin e miliarderit këtë javë pasi disa bashkëpunëtorë të biznesit dhe modës ndërprenë lidhjet për disa komente antisemitike të bëra ai në javët e fundit dhe pas promovimit të bluzave “White Lives Matter”.

Adidas, Balenciaga, Gap dhe kompani të tjera kanë thënë se nuk do të punojnë më me West, vetëm partneriteti i tij me Adidas vlen rreth 250 milionë euro.

Agjencia e talenteve CAA gjithashtu gjithashtu ndërpreu bashkëpunim me të, ndërsa një dokumentar i përfunduar së fundmi për muzikantin është lënë në draft.

“Apple dhe Spotify, të cilat prezantojnë muzikën e West, kushdo që organizon turnetë e West, dhe Adidas, që bashkëpunon me West në linjën e tij të modës, të gjithë duhet të ndalojnë së punuari me të, është e rrezikshme. Ai lejon që format e urrejtjes dhe racizmit, përfshirë antisemitizmin, të përhapen dhe të normalizohen. Ajo rëndon dhe degradon shoqërinë dhe vendin tone”, kishte shkruar Emanuel.

Emanuel, vetë hebre, konsiderohet gjerësisht si një nga njerëzit më të fuqishëm në industrinë e argëtimit.

Pasi West u largua nga Adidas, reperi dhe stilisti u shfaq “pa lajmëruar dhe pa ftesë” në zyrat e korporatës së markës së këpucëve Skechers në Los Angeles, por ai u largua nga aty nga zyrtarët e kompanisë.

Në anën tjetër, edhe shkolla private e paakredituar e West në Kaliforni, Akademia Donda, njoftoi se do të mbyllej. Në një email drejtuar prindërve, drejtori, Jason Angell, tha se vendimi erdhi “në diskrecionin e themeluesit tonë”, sipas Hollywood Unlocked, por se planifikojnë të “fillojë nga e para në shtator të 2023”.

Përfundimi i marrëveshjes me Adidas e ka rrëzuar Ye nga radhët e miliarderëve, sipas Forbes.

Ye ka tani një vlerë relativisht të vogël prej 400 milionë dollarësh, të cilën Forbes vlerëson se vjen nga pasuritë e paluajtshme, paratë e gatshme, katalogu i tij muzikor dhe pesë për qind e aksioneve në firmën e veshjeve të ish-bashkëshortes Kim Kardashian, “Skims”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori