LAJMI I FUNDIT:

Kante drejt largimit nga Chelsea si lojtar i lirë, skuadrat tjera londineze duan të nënshkruajnë me francezin

Kante drejt largimit nga Chelsea si lojtar i lirë, skuadrat tjera londineze duan të nënshkruajnë me francezin

Ka disa javë që N’Golo Kante nuk është duke luajtur për Chelsean shkaku i lëndimit.

Por emri i mesfushorit francez vazhdon të jetë prezent çdo dit në mediat e ndryshme britanike, për shkak të ardhmes së tij.


31-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ende nuk kanë gjetur palët marrëveshje për vazhdimin e saj.

Kante dëshiron kontratë tre vjeçare me opsion edhe një tjetër, derisa Chelsea vazhdon të insistojë në dy vite plus një tjetër.

Dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë duke përcjellë situatën e francezit dhe duan të nënshkruajnë me të si lojtar i lirë në verën e vitit 2023.

Reprezentuesi francez ndihet shumë rehat në Londër dhe dëshira e tij është të mbetet në kryeqytetin anglez dhe nëse nuk arrihet marrëveshja me Chelsean, atëherë Kante do t’i shqyrtojë ofertat nga skuadrat rivale.

Interesim për Kanten kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG e Real Madrid, por francezi nuk e ka prioritet rikthimin në Ligue 1.

Kante është pjesë e Chelseat që nga viti 2016 derisa ka fituar çdo trofe të mundshëm me londinezët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori