LAJMI I FUNDIT:

Kanoset një person në Vushtrri

Kanoset një person në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është kanosur në Vushtrri, ndërkaq i dyshuari është arrestuar. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:25, në Vushtrri.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, mediat kanë raportuar se është kanosur kryetari i Komunës së Vushtrrisë. Telegrafi ka provuar që të kontaktojë me kryetarin Ferit Idrizi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur. /Telegrafi/