I mituri sulmon nënën e tij, e bën për spital


Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të dhunës në familje të regjistruara në Gjakovë gjatë 7 dhe 8 korrikut.
Sipas raportit 24-orësh, rasti i parë ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 06:30, ku është raportuar se një djalë i mitur ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se djali i mitur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 8 korrik rreth orës 16:30. Sipas Policisë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Ai është intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy rastet janë në vazhdim. /Telegrafi/


































