LAJMI I FUNDIT:

Kampioni triumfon ndaj Oklahomas, Spurs mposht Portlandin

Kampioni triumfon ndaj Oklahomas, Spurs mposht Portlandin

Golden State Warriors ka tirumfuar në derbin e mbrëmjes në NBA përballë Oklahoma City Thunder.

Në ndeshjen e zhvilluar në Chesapeake Energy Arena të Oklahomas, Warriors kanë triumfuar me 22 pikë diferencë 88:110.


Që nga çereku i parë Warriors krijuan epërsi që nuk e humbën atë deri në fundin e takimit.

Steph Curry me 33 pikë, tre asistime e shtatë kërcime ishte më meritori për këtë fitore të mysafirëve, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson me 23 pikë.

Paul George me 29 pikë e 13 kërcime e Dennis Schroder me 15 pikë ishin më efikasit tek vendasit.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe San Antonio Spurs përballë Portland Trail Blazers 108:103.

DeMare DeRozan ishte më meritori për fitoren e Spurs me 21 pikë, tre asistime e tetë kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 136:138

Washington Wizards – Memphis Grizzlies 135:128

Dallas Mavericks – Cleveland Cavaliers 121:116

Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors 88:110

San Antonio Spurs – Portland Trail Blazers 108:103

Denver Nuggets – Indiana Pacers 102:100

Utah Jazz – Brooklyn Nets 114:98