LAJMI I FUNDIT:

“Kam pasur shumë oferta dhe mundësi” – Nistelrooy flet pasi zgjodhi Leicesterin

“Kam pasur shumë oferta dhe mundësi” –  Nistelrooy flet pasi zgjodhi Leicesterin

Trajneri i ri i Leicester City, Ruud van Nistelrooy, thotë se ai ishte “i habitur” nga interesi për të pas periudhës së tij të shkurtër si trajner i Manchester United.

Ish-sulmuesi holandez zëvendësoi Steve Cooper të premten me një marrëveshje deri në vitin 2027 , por tha se mund të kishte shkuar edhe diku tjetër.

Ai ishte në krye për katër ndeshje në “Old Trafford”, pas shkarkimit të Erik ten Hag, përpara se të largohej kur Ruben Amorim u emërua.


Leicester lëvizi shpejt për ta sjellë 48-vjeçarin në King Power Stadium dhe Van Nistelrooy konfirmoi se kishte opsione.

“Më duhet të them se kam pasur oferta dhe mundësi. Është mirë t’i kesh ato dhe të shikosh se ku do të punosh”.

“Ajo që ndodhi pas ndeshjeve dhe sasia e interesit, opsionet që papritmas ishin aty për mua dhe opsionet që erdhën, u habita pak”.

Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester Cityt
Lexo po ashtu Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester Cityt

“Ishte një ndjenjë e mirë dhe në fund të dyja palët e ndjenë. Kjo ishte një arsye e mirë për të filluar punën së bashku”, deklaroi holandezi.

Van Nistelrooy ishte në krye të PSV Eindhoven në sezonin 2022-2023, duke fituar Kupën e Holandës dhe duke përfunduar i dyti në Eredivisie. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

La Liga
Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

La Liga
Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Serie A
Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

La Liga
Kalo në kategori