LAJMI I FUNDIT:

“Kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ju zero” – videoja e ripërpunuar me Ronaldon bëhet virale në internet në takimet me Atletico Madridin

“Kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ju zero” – videoja e ripërpunuar me Ronaldon bëhet virale në internet në takimet me Atletico Madridin

Një video nga Cristiano Ronaldo gjatë paraqitjes së Juventusit ndaj Atletico Madridit në dy takimet e Ligës së Kampionëve është duke u bërë virale sërish në internet.

Më 20 shkurt të vitit 2019, skuadra spanjolle e kishte fituar takimin e parë 2-0 në Wanda Metropolitano në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë.


Dy gola nga Jose Gimenez dhe Diego Godin e përcaktuan fatin e takimit të parë, derisa ndeshja e dytë dukej se Zonja e Vjetër do të futej në fushë vetëm sa për të thënë.

Imazhi: PA

Derisa po largoheshin nga stadiumi i Atleticos, Ronaldo ishte thumbuar nga tifozët spanjollë, mirëpo ai iu kishte kthyer se ka fituar pesë Liga të Kampionëve dhe ata zero.

“Unë kam fituar pesë Liga të Kampionëve dhe ju zero”, kishte reaguar ashpër ylli portugez.

Imazhi: PA

Si gjatë dhe pas ndeshjes, shumë tifozë të Atleticos e tallën Ronaldon: “Qaj, qaj, shko në Torino dhe qaj!” ka reaguar një tifoz i Madridit jashtë stadiumit, ndërsa një tjetër kishte thënë: “Lamtumirë në Itali dhe mos u kthe!”.

Por takimi i dytë kishte një skenar tjetër, pesë herë fituesi i Topit të Artë mori hak për atë humbje, duke realizuar het-trik dhe për më shumë thumboi Diego Simeonen me gjestin që e kishte bërë para tifozëve, duke kapur organin gjenital.

Imazhi: PA

Videoja që e shikoni më poshtë ka filluar të bëhet virale në internet, përfshirë këtu edhe personat tashmë të njohur që vallëzojnë në ceremonitë mortore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori