LAJMI I FUNDIT:

Ka puthur për herë të parë në moshën 23 vjeçare, dhuron mijëra dollarë për bamirësi dhe nuk donte të bëhej e famshme – fakte që mund të mos i keni ditur për Bebe Rexhën

Ka puthur për herë të parë në moshën 23 vjeçare, dhuron mijëra dollarë për bamirësi dhe nuk donte të bëhej e famshme – fakte që mund të mos i keni ditur për Bebe Rexhën
Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është tani një artiste e shumë rekordeve dhe këngëve që janë dëgjuar me miliona herë në mbarë botën.

Me prejardhje nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka një histori shumë interesante të jetës së saj.


Ajo u rrit në New York nga prindër shqiptarë, të cilët si të rinj emigruan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viti 2019 ishte kluminant i suksesit për artisten shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, pasi e njëjta në këtë vit arriti që të nominohej për dy çmime në mbrëmjen më të madhe të muzikës, “Grammy Awards”.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Me gjithë intervistat e saj të shumta dhe lajmet që shkruhen për të çdo ditë, mund të ketë ende fakte rreth saj që njerëzit nuk i dinë!

Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa nga faktet më interesante për këngëtaren shqiptare, të cilat me siguri rrallë keni pasur rastin t’i dëgjoni:

* Kur Bleta u lind, nëna e saj, Bukurija, ishte vetëm 17 vjeçe

Bebe Rexha dhe nëna e saj, Bukurije Rexha (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

* Bebe Rexha ndaloi njëherë koncertin e saj kur pa se një nga fansat nuk ndihej mirë, deri sa dikush u sigurua të vijë për ta ndihmuar atë.

* Bleta gjithmonë donte t’i ngjyroste flokët e saj në bionde, por ishte e frikësuar ta bënte këtë

Bebe Rexha (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

* Hera e parë kur Bleta puthi një djalë ishte në moshën 23-vjeçare.

* Bebe Rexha dhuroi 5000 dollarë për fëmijët e prekur nga stuhia Harvey në vitin 2017.

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

* Bleta në të vërtetë qau gjatë xhirimeve të videos “I’m a mess”

* Bebe Rexha është prej më shumë se 10 vitesh në industrinë e muzikës. Sidoqoftë, ajo ende quhet “artistja e re”

* Bleta ka thënë se qëllimi i fundit i karrierës së saj është të hapë një studio regjistrimi, ku mund të nënshkruajnë shumë artistë të rinj për t’u bërë pjesë e saj.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

* Të gjitha paratë e mbledhura nga koleksioni i saj i ri i xhaketave, shkojnë për bamirësi.

* Ajo mori pjesë në audicionet para-kualifikuese për “American Idol”, por gjithsesi kjo eksperiencë nuk i shkoi larg.

Bebe Rexha (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

* Si tetë vjeçare, Bleta ka luajtur në trumpetë, pasi prindërit e saj nuk mund të përballonin shpenzimet për ta çuar në një klasë pianoje

* Ëndrra e Bebe Rexhës nuk ishte të bëhej e famshme. Ajo thjeshtë donte të ishte vetëvetja e saj duke luajtur muzikë në radio. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Kalo në kategori