LAJMI I FUNDIT:

Ka luajtur për Chelsean, ka pasuri shumë më të madhe se Ronaldo e Messi dhe mund ta blejë Unitedin – Faiq Bolkiah është nipi i sulltanit të Bruneit

Ka luajtur për Chelsean, ka pasuri shumë më të madhe se Ronaldo e Messi dhe mund ta blejë Unitedin – Faiq Bolkiah është nipi i sulltanit të Bruneit
(Foto: Getty/talkSPORT/Instagram)

Nuk ka shumë njerëz që mund ta blejnë Manchester Unitedin, por është një futbollist që mund t’i grumbullojë shumë lehtë paratë e nevojshme.

Duke qenë pjesëtar i familjes mbretërore të Bruneit, Faiq Bolkiah ka një pasuroi prej 18 miliardë eurosh dhe është padyshim futbollisti më i pasur në planet.

Për ta vënë këtë në perspektivë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shpesh cilësohen si lojtarët me përfitimet më të mëdha. Të dy superyjet thuhet se kanë fituar – gjatë karrierës së tyre – pak më shumë se një miliard euro, që nuk është asgjë në krahasim me vlerën totale neto të Bolkiah. Jo keq për dikë që ka luajtur në akademitë e Chelsea, Leicester City dhe Southampton.


Dhe derisa familja Glazers kërkon rreth shtatë milionë euro për shitjen e Unitedit, 24-vjeçari mund t’i blejë dy klube në atë vlerë dhe sërish të mbetet miliarder – shkruan talkSPORT.

Familja Glazer e ka nxjerrë në shitje Man Unitedin, ndërsa Bolkiah i ka paratë për ta blerë (Foto: AFP)

Sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani dhe miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe, janë kandidatët kryesore për blerjen e Djajve të Kuq. Derisa nuk ka interesim nga familja mbretërore e Bruneit, ata shumë lehtë mund t’i heqin nga konkurrenca të dyja palët, megjithatë Bolkiah është i fokusuar vetëm që të luajë futbollin e tij.

Duke qenë nipi i Sulltanit të Bruneit, Hassanal Bolkiah, Faiqit nuk i është dashur kurrë të punonte në jetën e tij, por kjo nuk e pengoi ta realizonte ëndrrën për t’u bërë një futbollist profesionist.

Aktualisht është duke luajtur në Tajlandë për Chonburi, por 24-vjeçari nuk ka hequr dorë nga rikthimi në elitën e futbollit evropian, pasi ka kaluar kohë me disa gjigantë të Ligës Premier.

(Foto: Getty)

Në moshën 12 vjeçare (në vitin 2009) nënshkroi me Akademinë e Southamptonit, ndërsa e kishte nisur me AFC Newbury, një klub pranë shkollës së tij, Bradfield College, në Berkshire.

Pas një kohe të shkurtër të kaluar te Readingu, Arsenali pranoi ta provonte kështu që kishte luajtur me Topçinjtë në vitin 2013 në Lion City Cup kundër Corinthians, PSV Eindhoven e Eintracht Frankfurt, madje kishte shënuar edhe një gol.

Por, ishte Chelsea klubi që i ofroi kontratë në vitin 2014 duke e angazhuar për dy vite me ekipin rezervë, para se të nënshkruante kontratë katërvjeçare me Leicester Cityn (2016-2020).

(Foto: Instagram)

Mesfushori asnjëherë nuk e realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në Ligën Premier dhe madje nuk ka qenë as në bankën rezervë as për ‘Blutë’ e as për ‘Dhelprat’, ndërsa në vitin 2020 kaloi si transfer i lirë te klubi portugez Maritimo. As atje nuk ia doli të bëhej lojtar i rëndësishëm, megjithëse arriti t’i zhvillonte tri ndeshje zyrtare me ekipin B në sezonin 2020/2021.

Tash 24 vjeçar, Bolkiah është lojtar kyç te Chonburi në elitën e futbollit tajlandez, ku ka regjistruar 26 paraqitje dhe realizuar dy gola. Duke u konsideruar si mesfushor i talentuar, ai po ashtu ka luajtur edhe në gjashtë ndeshje të përfaqësueses së Bruneit duke shënuar një gol (kundër Laosit në vitin 2016).

Se a do të arrijë Faiq të rikthehet në futbollin evropian mbetet të shihet, ndërsa jeta e tij do të ishte shumë më e lehtë nëse vendos të tërhiqet nga futbollit dhe ta shijojë faktin e të qenit pjesëtar i familjes mbretërore të Bruneit.

(Foto: Getty)

Mirëpo, pasioni për futbollin ka bërë që ai të vazhdojë të stërvitet çdo ditë për ta ngritur sa më shumë nivelin e tij të lojës te Chonburi. Në një deklaratë të mëhershme ka thënë se largimi nga Anglia ka qenë hap i gabuar në karrierën e tij futbollistike.

“Te Maritmo më thanë: ‘Do të vish këtu, do të luash’, prandaj unë thash: ‘Dua të qëndroj këtu vetëm për një vit. Gjëja më e rëndësishme për mua është se dua të luaj’. Natyrisht, kjo nuk ndodhi. Pendohem për kalimin tim atje. Mendoj se, po ashtu, ka pasur shumë politika për arsyen pse Maritmo më ka dashur. Nuk mendoj se kanë qenë plotësisht të sinqertë”.

“Padyshim që më bëri më të fortë. Padyshim që më bëri të punoja më shumë dhe ta mbaja kokën ulur. Kjo nuk ndryshoi me siguri. Por, padyshim që mora vendimin e duhur për t’u larguar. Më kishin mbetur edhe dy vite në kontratën time atje. Ata ndryshuan presidentë në atë kohë, unë hyra atje dhe ata e kuptuan situatën time. Nuk do të kishte bërë ndonjë të mirë për mua apo për klubin që të isha atje më gjatë”, kishte deklaruar Bolkiah për Main Stand. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Kalo në kategori