LAJMI I FUNDIT:

“A ka borë, ministër?”, rrëfimi i Radoiçiqit është një moment i mirë për të kujtuar se si gënjente Daçiqi

“A ka borë, ministër?”, rrëfimi i Radoiçiqit është një moment i mirë për të kujtuar se si gënjente Daçiqi

Milan Radoiçiq, tashmë ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe mjeshtër joformal i veriut të Kosovës, mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre serbë nga grupi terrorist.

Ai në këtë mënyrë ka konfirmuar dyshimet që qarkullonin me ditë të tëra, sidomos pasi u shfaq video në të cilën sipas Policisë së Kosovës ishte Radoiçiq.


Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist
Lexo po ashtu Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Dhe ndërsa të gjithë po pyesnin se si nënkryetari i Listës Serbe erdhi në Banjskë me pajisje të plota ushtarake. Një burrë vendosi se ishte më mirë të gënjejë hapur qytetarët e Serbisë duke pretenduar se “videoja është një mashtrim dhe se ai mund të shohë borën”. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ky i fundit e kuptoi sot se ndonjëherë është më e mençur të heshtësh. Deklarata dhe pranimi i Milan Radoiçiqit se ai është përgjegjës për konfliktin e armatosur në Banjskë bie plotësisht në kundërshtim me pretendimin e tij të dy ditëve më parë kur tha se gjithçka ishte një mashtrim, raporton nova.rs.

Daçiq deklaroi se Radoiçiq nuk ishte në pamjet e publikuara nga Manastiri i Banjskës, por Vuçiq para 6 muajve e pranonte se ai qëndron prapa personave të maskuar në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Daçiq deklaroi se Radoiçiq nuk ishte në pamjet e publikuara nga Manastiri i Banjskës, por Vuçiq para 6 muajve e pranonte se ai qëndron prapa personave të maskuar në veri të Kosovës

Në fakt, në video nuk ka borë. Gjurmët e ngjyrës së bardhë janë në fakt ngjyra e gurit dhe këtë e dinin të gjithë ata që u ulën në studion e RTS-it, përfshirë edhe gazetarin, por për askënd nuk kishte rëndësi.

As fakti që në kuadrin e plotë të videos me dron shihet gjelbërimi i plotë i shtatorit.

Në fund, Milan Radoiçiq ka pranuar se ditën në fjalë ka qenë në Banjskë të Zveçanit. Madje, ai ka deklaruar se ka organizuar gjithçka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori