LAJMI I FUNDIT:

Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist
Reklama

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se videoja në të cilën shihet Milan Radoiçiq. i uniformuar dhe i armatosur në oborrin e Manastirit të Banjskës, nuk është e ditës së incidentit dhe se “është një mashtrim”.

“Ne nuk justifikojmë asnjë veprim të dhunshëm, na vjen keq për vrasjen e një polici, humbjen e jetëve të serbëve, që ka ndodhur një incident i tillë që nuk është në interes të Serbisë”, tha Daçiq për televizionin publik serb RTS.


Siç raporton N1, Daçiq ka thënë se edhe Prishtina edhe opozita në Serbia po ia bartin përgjegjësinë presidentit Vuçiq për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës.

“Këtu po përpiqet të dëshmojë veten dhe të tregojë se ka qenë Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviq që i ka kryer këto veprime. Ata më së shumti do të donin ta kishin hasur Mojsiloviqin sepse kanë nevojë për një lidhje me Beogradin, duan të thonë se dikush po e importon nga jashtë. Në anën tjetër thonë se Vuçiq është organizator, e në anën tjetër ne hoqëm dorë dhe gjithçka e bartëm në Kosovë”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.

Pamje të reja nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, shihet Milan Radoiçiq
Lexo po ashtu Pamje të reja nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, shihet Milan Radoiçiq

Ai thekson se kjo nuk është e vërtetë dhe se Beogradi po lufton për paqen, për të drejtat e serbëve dhe se nuk do të lejojë përshkallëzimin e mëtejshëm të gjithë kësaj, “që të mos kemi një zjarr që nuk mund të ndalet”.

“Është e mjerë që në këtë mënyrë, në kurriz të vendit të vet, dikush dëshiron të dëshmojë se serbët janë terroristë që kanë marrë pjesë në të gjitha këto”, tha Daçiq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në pamjet e publikuara nga Sveçla shihet edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe. Ai shihet me një grup terroristësh brenda oborrit të Manastirit në Banjskë të Zveçanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Lajme
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Lajme
Kush është shqiptarja që u shpall mësuesja e vitit në Britaninë e Madhe

Kush është shqiptarja që u shpall mësuesja e vitit në Britaninë e Madhe

Lajme
​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Lajme
Çfarë thonë historianët, a e qëndisi Marigoja flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë

Çfarë thonë historianët, a e qëndisi Marigoja flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë

Lajme
Analistët thonë se Kurti u largua nga ideja e bashkimit kombëtar pasi erdhi në pushtet

Analistët thonë se Kurti u largua nga ideja e bashkimit kombëtar pasi erdhi në pushtet

Lajme
Kalo në kategori