Juventusi triumfon minimalisht ndaj Genoas

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Genoas në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit italian.
Ndeshja nisi me një ritëm mjaft të ngadaltë, me vendasit që po mbyllnin mirë hapësirat duke mos i lejuar Juventusit hapësira për të sulmuar.
Rasti i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 41-të me Federico Gattin që pati një rast ideal për të shënuar, por portieri vendas ia mohoi golin.
Vetëm dy minuta më vonë rast konkret për gol pati edhe Jonathan David, por reprezentuesi kanadez nuk arriti të shënojë.
Golin e fitores Juventusi e gjeti në minutën e 73-të me anë të Dusan Vlahovic i cili realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Juventusit pas asaj ndaj Parmas javën e kaluar me rezultat 2-0.
Pas pushimit me kombëtare, ‘Zonja e Vjetër’ do të jetë nikoqire e Interit në rrethin e tretë të kampionatit./Telegrafi/





















































