LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pëson në shtëpi ndaj Udineses dhe merr një goditje të rëndë në luftën për titull

Juventusi pëson në shtëpi ndaj Udineses dhe merr një goditje të rëndë në luftën për titull

Juventus ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Udineses në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian.

Mysafirët morën avantazhin në minutën e 25-të përmes qendërmbrojtësit Lautaro Giannetti i cili reagoi shpejtë për ta çuar topin në rrjetë për 1-0.


Juventusi u këndell paksa pas golit të pësuar dhe patën dy mundësi të mira me anë të Arkadiusz Milik.

Polaku doli në rast për gol në dy raste (29’ dhe 42’) por nuk arriti të gjejë dot rrugën e rrjetës.

Pjesa e dytë nisi me një dominim të lartë të Juventusit në raste dhe në posedim, por që nuk ia dolën të shënojnë gol.

Ishte pikërisht Milik ai i cili doli në rast për gol (56’) por goditja e tij e fuqishme u ndal nga mbrojtësit e Udineses.

Përkundër tentimeve të njëpasnjëshme, rezultati mbeti ai i pjesës së parë dhe Juventusi pësoi humbjen e dytë radhazi në ligë.

“Zonja e Vjetër” vazhdon në pozitën e dytë me 53 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Inter që ka 60 sosh me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori