LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ofroi Dybalan dhe 100 milionë për Neymarin, por u refuzua

Juventusi ofroi Dybalan dhe 100 milionë për Neymarin, por u refuzua

Juventusi thuhet se kishte bërë një ofertë prej 100 milionë euro plus Paulo Dybala për yllin brazilian Neymar, por u refuzuan nga Paris Saint-Germain.

Spekulimet u ngritën gjatë verës me Juventusin që ishin në mesin e klubeve të interesuara për Neymarin pasi ai bëri të qartë se dëshironte të largohej nga PSG.


Edhe pse një veprim nuk u bë kurrë i njohur, eksperti spanjoll i futbollit Guillem Balague – shkruar për BBC Sport – pretendon se Bianconerët ishin të gatshëm të shkëmbenin Dybala plus para për të arritur te Neymari.

Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit
Lexo po ashtu Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit

Sulmuesi i Argjentinës ishte i lidhur shumë me Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur, por transferimet në të dy klubet dështuan shkaku i kushteve personale.

Juventusi ofroi para dhe Dybalan për Neymarin

Sidoqoftë, eksperti Balague shkruan se kampionët e Ligue 1 refuzuan propozimin e Juventusin pasi oferta nuk iu duk e përshtatshme.

27-vjeçari do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri të paktën në janar pasi marrëveshjet me Barcelonën dhe Real Madridin gjithashtu nuk arritën të materializohen. /Telegrafi/