LAJMI I FUNDIT:

Juventusi nuk e pranon ofertën e Chelseat për shkëmbimin e Higuainit me Moratën

Juventusi nuk e pranon ofertën e Chelseat për shkëmbimin e Higuainit me Moratën

Chelsea raportohet se i ofroi Juventusit, Alvaro Moratën si pjesë e ofertës së tyre të Gonzalo Higuainit, por Bianconerët duan vetëm para.

Higuain është huazuar për 18 milionë euro te Milani me një opsion të blerjes në fund të sezonit për 36 milionë euro të tjera.


Argjentinasi është i etur të bashkohet me ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin në Stamford Bridge.

Sipas Calciomercato.com, Chelsea i propozoi Moratën skuadrës italiane si pjesë të një marrëveshjeje shkëmbimi.

Megjithatë, drejtori i Bianconerëve, Fabio Paratici, hodhi poshtë ofertën, duke këmbëngulur se dëshirojnë vetëm të holla për reprezentuesin argjentinas.

Gattuso nuk e përjashton mundësinë e largimit të Higuainit
Lexo po ashtu Gattuso nuk e përjashton mundësinë e largimit të Higuainit

Morata është gjithnjë e më i pakënaqur në Londër dhe dëshiron të rikthehet në Juve, ku luajti nga viti 2014 deri në 2016.

Spanjolli shënoi 27 gola në 93 ndeshje për Juventusin dhe siguroi 19 asistime. Te Chelsea deri më tani ka pasur 72 paraqitjet dhe ka realizuar 24 gola dhe ka qenë përcaktues me gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori