LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mund të mbetet pa Locatellin, ofertë 40 milionë euro nga skuadra angleze

Juventusi mund të mbetet pa Locatellin, ofertë 40 milionë euro nga skuadra angleze

Manuel Locatelli ka nisur vitin e tij të dytë te Juventusi, por ai mund mos ta përfundojë sezonin me fanellën bardhezi.

Mesfushori italian është një nga lojtarët kyç të trajnerit Massimiliano Allegri, por nuk përjashtohet largimi i tij në afatin kalimtar të janarit.


Në fakt për reprezentuesin italian ka ardhur një ofertë shumë e rëndësishme nga Anglia, ku West Ham United ka ofruar zyrtarisht 40 milionë euro për transferimin e tij.

Zonja e Vjetër nuk e ka pranuar ende këtë ofertë dhe po diskuton me klubin anglez pasi synon që të fitoj më shumë nga shitja e tij.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Juventus do të ishte në gjendje për të hequr dorë nga ylli italian nëse oferta do të jetë mbi 50 milionë euro.

Data e njëjtë dhe dy skuadrat e njëjta në fushë: Locatelli shënon pas shtatë viteve në të njëjtin stadium, por kësaj radhe si kundërshtar i Milanit
Lexo po ashtu Data e njëjtë dhe dy skuadrat e njëjta në fushë: Locatelli shënon pas shtatë viteve në të njëjtin stadium, por kësaj radhe si kundërshtar i Milanit

Edhe për lojtarin është një ofertë më e madhe, pasi raportohet se West Ham është gati t’i ofrojë dyfishin e pagës prej tre milionë eurove që fiton Locatelli në Juventus.

25-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Juventusit, derisa këtë edicion në 10 ndeshje ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori