LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon seriozisht për Theo Hernandezin, por në garë janë edhe klubet e Ligës Premier

Juventusi mendon seriozisht për Theo Hernandezin, por në garë janë edhe klubet e Ligës Premier
Theo Hernandez te AC Milan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Juventusi është në luftë me klubet e Ligës Premier për mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez.

22-vjeçari ka treguar formë të jashtëzakonshme që prej kalimit të tij për 20 milionë euro nga Real Madridi në korrik, duke shënuar gjashtë gola dhe dy asistime në 25 ndeshje.


Sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e tij është dyfishuar dhe Milani do të ishte i gatshëm të lirohej nga ai nëse paguhen diku mes 40 deri në 50 milionë euro.

Theo Hernandez te AC Milan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Besohet se ka interesim për madh për të, mbi të gjitha nga Juventusi, por nuk mungojnë as disa klube të Ligës Premier.

Sidoqoftë, Corriere dello Sport insiston që kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndahen me Theo Hernandez, i cili është nën kontratë deri në qershor 2024.

Theo Hernandez  (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Mbi të gjitha, lojtari aktualisht është i angazhuar të mbetet në San Siro. /Telegrafi/