LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kontakton PSG-në për mbrojtësin Juan Bernat

Juventusi kontakton PSG-në për mbrojtësin Juan Bernat

Juventus është duke kërkuar një mbrojtës të majtë dhe duket se atë e ka gjetur në Francë.

Kampioni i shumëfishtë italian ka marrëdhënie të shkëlqyera me Paris Saint Germain dhe tani kanë kontaktuar parisienët për një tjetër futbollist.


Fjala është për mbrojtësin e majtë Juan Bernat, i cili nuk është zgjedhje e parë te PSG-ja.

29-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2025, por është i gatshëm për tu larguar qysh në janar në një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

Reprezentuesi spanjoll i pëlqen ideja të luaj në Serie A, teksa kontaktet e para mes dy klubeve tanimë kanë ndodhur.

Zonja e Vjetër është gati të marrë në huazim spanjollin në janar me mundësi blerje në verën e vitit 2023.

PSG nga ana tjetër do ta lejoj largimin e Bernat vetëm nëse gjen një tjetër zëvendësues për Nuno Mendes. /Telegrafi/