LAJMI I FUNDIT:

Juventusi është gati të luajë me një formacion shumë sulmues në derbi ndaj Interit

Juventusi është gati të luajë me një formacion shumë sulmues në derbi ndaj Interit

Juventusi thuhet se mund të luajë me një formacion shumë sulmues dhe të ndryshojë sistemin kundër Interit, duke përdorur Paulo Dybala, Alvaro Morata dhe Dusan Vlahovic së bashku.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Nerazzurrëve në Derby d’Italia të vlefshëm për javën e 31-të të Serie A, takim që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium në Torino të dielën në orën 20:45.


Trajneri Massimiliano Allegri tashmë ka konfirmuar se Leonardo Bonucci do të jetë në stol, kështu që Giorgio Chiellini do të jetë partneri i Matthijs de Ligt.

Allegri tregohet modest me deklaratat e tij para derbit me Interin
Lexo po ashtu Allegri tregohet modest me deklaratat e tij para derbit me Interin

Ka raportime në mediumet Sky Sport Italia dhe Sportitalia se trajneri Allegri do t’i shkundë gjërat me një formacion të ri sulmues 4-2-3-1.

Denis Zakaria është rikuperuar para afatit nga një dëmtim muskulor dhe mund të fillojë së bashku me Manuel Locatellin në qendër, duke lënë pas zhgënjyesit Arthur Melo dhe Adrien Rabiot.

Inzaghi para Derby d'Italia: Kemi nëntë finale, duke filluar nga ajo me Juventusin
Lexo po ashtu Inzaghi para Derby d'Italia: Kemi nëntë finale, duke filluar nga ajo me Juventusin

Në vend të kësaj, Juan Cuadrado mund të zhvendoset në një rol më të avancuar në të djathtë, së bashku me Dybala dhe Morata që mbështesin Vlahovicin në qendër të sulmit.

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Locatelli, Zakaria; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori