LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ëndërron Kanen si pasues të Higuainit

Juventusi ëndërron Kanen si pasues të Higuainit

Juventusi thuhet se po e shikon të ardhmen me sulmuesin e ëndrrave Harry Kane, i cili do të vinte si pasues afatgjatë i Gonzalo Higuainit.

Burime të shumta italiane deklaruan të shtunën se Higuain po bënte gjithçka të mundshme për t’i rezistuar fluturimit për në Itali, për një larmi arsyesh.


Ai u kthye në Argjentinë në momentin që përfundoi periudha e karantinës në mënyrë që të mund të ishte me nënën e tij, e cila vuan nga kanceri.

Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika
Lexo po ashtu Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika

Higuain pritet të kthehet javën tjetër, të kalojë një periudhë tjetër karantine prej 14 ditësh përpara rifillimit të seancave të trajnimit.

Sidoqoftë, refuzimi i tij për t’u rikthyer mund të çojë në ndonjë gjobë apo në përfundimin më ekstrem të prishjes së kontratës.

Ndërsa marrëveshja e tij skadon në qershor të vitit 2021, La Repubblica sugjeron se Juventusi do të kursente afërsisht 27 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport, e gjitha kjo e çon Juventusin diku tjetër dhe se zëvendësimi ideal është reprezentuesi i Anglisë, Kane.

Lëndimet e tij të përsëritura janë shqetësuese, por 26-vjeçari ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat për Spurs këtë sezon.

Kane: Në verë mund të largohem nga Tottenhami
Lexo po ashtu Kane: Në verë mund të largohem nga Tottenhami

Ka një lajm më pozitiv për Juventusin në këtë rezultat, pasi Daily Mail pretendon se Real Madridi ka tërhequr interesin e tyre për Kane, duke preferuar të përqendrohet te transferimi i Kylian Mbappe.

Rivali i vetëm i gjigantit italian për transferimin e yllit anglez është Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori