LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e mund Interin edhe me moshë: Të dhënat të bujshme që dolën nga Derby d’Italia

Juventusi e mund Interin edhe me moshë: Të dhënat të bujshme që dolën nga Derby d’Italia

Juventus mundi Interin edhe me moshën që kishte në derbi: të dhënat tregojnë një kontrast të madh midis dy skuadrave.

Në ndeshjen Juventus-Inter 1-0, formacioni fillestar i Juventusit kishte një moshë mesatare prej 25 vjet e 8 ditë – më e reja në 30 vitet e fundit kundër Interit.

Nga ana tjetër, Interi luajti me skuadrën me moshën mesatare më të lartë në tre dekadat e fundit: 30 vjet e 306 ditë.



Krahasimi i moshave

– Juventusi ka skuadrën e dytë më të re në Serie A këtë sezon, me një moshë mesatare prej 24.3 vjetësh.

– Interi, nga ana tjetër, ka skuadrën më të vjetër në ligë, me një moshë mesatare prej 29 vjetësh.


Zëvendësimet

– Thiago Motta (Juventus) solli lojtarë të rinj si Yildiz (2005), Cambiaso (2000) dhe Locatelli (1998), me një moshë mesatare zëvendësimesh prej 24 vjetësh.

– Simone Inzaghi (Inter) bëri ndërrime me lojtarë si Carlos Augusto (1999), Zielinski (1994), Correa (1994), Zalewski (2002) dhe Thuram (1997), me një moshë mesatare prej 27.8 vjetësh.


Formacioni fillestar i Juventusit

Di Gregorio (27), Weah (24), Gatti (26), Veiga (21), Savona (21), Thuram (23), Koopmeiners (26), Conceicao (22), McKennie (26), Nico Gonzalez (26), Kolo Muani (26).

Image


Ndeshja dhe performanca

Derbi italian u fitua nga Juventusi falë një golit të Francisco Conceicaos. Në pjesën e parë, Juventusi vuajti nga papërvoja, duke u munduar të përballojë organizimin dhe personalitetin e Interit.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Juventusi shënoi një rritje të dukshme në energji dhe performancë fizike, ndërsa Interi tregoi shenja të qarta të lodhjes. Kjo ndryshim në dinamikë ishte një faktor vendimtar në fitoren e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Justin Kluivert: Kur kalova te Roma mendova se do të ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar te Barcelona

Justin Kluivert: Kur kalova te Roma mendova se do të ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar te Barcelona

Serie A
Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Përfaqësueset
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Ndërkombëtare
Darwin Nunez tashmë ka filluar të mendojë seriozisht të ardhmen e tij te Liverpooli

Darwin Nunez tashmë ka filluar të mendojë seriozisht të ardhmen e tij te Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori