Akademia e futbollit e gjigantit italian të futbollit, Juventus, ka zbarkuar sot në Gjilan, duke organizuar kampin pesëditor në përpjekje për të nxjerrë talentë të rinj.
Hapjen e kampit të Juventusit e ka bërë përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili ka shfaqur shpresën se ky kamp do të rezultojë me sukses në përzgjedhjen e ndonjë talenti.
“Mirë se keni ardhur në qytetin e sportit. Gjilani është i nderuar me ardhjen e akademisë së futbollit të klubit Juventus. Iu uroj suksese talentëve pjesëmarrës në këtë kamp, të cilët janë e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar. Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shumë talentë. Në emër të kryetarit Haziri, i cili hapi dyert që klubi Juventus të vijë në Gjilan, shpalli të hapur këtë kamp”, ka deklaruar Hoxha.
Ndërsa, trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.
“Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit”, ka thënë Crisafulli.
Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit “Shqiponjat”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Real Madridi mund të përshpejtojë negociatat për transferimin e lojtarit i cili do ta zëvendësojë Kroosin
Pika kulmore kur “Tyson Fury nuk donte të vazhdonte” në humbjen nga Oleksandr Usyk
Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251