LAJMI I FUNDIT:

Juventus ëndërron yllin e Romës

Juventus ëndërron yllin e Romës

Klubi italian, Juventus është duke e vëzhguar mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic, raportojnë mediat italiane.

Boshnjaku është i lidhur me transferimin në Bayern Munich, sepse admirohet nga trajneri i ardhshëm i ‘Bavarezëve”, Carlo Ancelotti, por tani në garë për lojtarin është janë futur edhe kampionët e Italisë.


Pjanic me Romën ka kontratë deri në vitin 2018, ndërsa klauzola e tij për prishje të kontratës kap shifrën 38 milionë euro.

24-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë sezon të garave me kryeqytetasit e Italisë, dhe tashmë ai është një lojtar i rëndësishëm i “verdhkuqve”.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Bayern Munich, PSG e Manchester City. /Telegrafi/