LAJMI I FUNDIT:

Juve rivalizon Tottenhamin për Sessegnon

Juve rivalizon Tottenhamin për Sessegnon
Ryan Sessegnon (Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Juventusi i është futur garës për të nënshkruar me Ryan Sessegnon e Fulhamit.

Sipas Express.co.uk,  Zonja e Vjetër është gati t’i bëjë konkurrencë serioze Tottenham Hotspurit, të cilët konsiderohen favorit për të nënshkruar me 18-vjeçarin.


Gazeta angleze thotë se Fulhami dëshiron rreth 46 milionë euro për anësorin, i cili sezonin e kaluar në Championship shënoi 16 gola.

Nga Rui Patricio deri te Piatek: Më të mirët e vitit 2018 që shkëlqyen në sezonin e tyre të parë në top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Nga Rui Patricio deri te Piatek: Më të mirët e vitit 2018 që shkëlqyen në sezonin e tyre të parë në top pesë ligat evropiane

Por, edhe pse forma e lojtarit këtë sezon nuk ka qenë mjaft e mirë, ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka asistuar gjashtë herë, përkundër kësaj shume klube e dëshirojnë ende.

Lojtari aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Anglisë U21. /Telegrafi/