Marotta thotë se Barca dhe Juve ka disa muaj që po bisedojnë për lojtarin, teksa tash që ka dëgjuar se po bëhen bisedime mes agjentit të lojtarit dhe Barcelonës, u ka tërhequ vërejtjen të dyja palëve se ai do ta ketë fjalën e fundit në këtë tratativë.

“Këta që duan të transferojnë Pogban duhet të negociojnë me Juventusin dhe jo me Raiolan, i cili është vetëm agjenti i tij”.


“Ne kemi negociaur që disa muaj me Barcelonën, nga një klub në tjetrin, në mënyrë krejt transparente. Kjo është mënyra e drejt për dy ekipe që kanë histori dhe rëndësi në botën e futbollit”.

“Situata mes Juventusit dhe Barcelonës është e qartë që prej takimit që ne kemi pasur në Milano me drejtorin e tyre Albert Soler dhe shokun tim, Ariedo Braida”.

“Barcelona bëri një ofertë serioze dhe konkrete, por ne jemi përgjigjur në të njëjtën mënyrë dhe e refuzuam atë”, potencoi Marotta. /Telegrafi/

telegrafi sport app