LAJMI I FUNDIT:

Juve dështon të fitojë (Video)

Juve dështon të fitojë (Video)

Juventusi nuk ka arritur të fitojë kundër Lyonit (1-1) dhe kështu e ka shtyrë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, duke mbetur prapa Sevillas në Grupin H.

Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e parë duke e kontrolluar lojën dhe arriti të realizojë një gol.


Pas një aksioni të Bianconerëve të iniciuar nga Gonzalo Higuain, Sturaro u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori vet Higuain dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (14’).

Gonzalo Higuain shënoi nga penaltia.
Gonzalo Higuain shënoi nga penaltia.

Në vazhdim Claudio Marchisio goditi fuqishëm, por shtylla ishte në ndihmë të mysafirëve. Më pas Mario Mandzukic krijoi një rast shumë të mirë për Higuain, por ai goditi mbi portë.

Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, mirëpo skuadra franceze u tregua shumë e rrezikshme në periudha të caktuara.

Dhe pas një harkimi nga gjuajtja e lirë të Ghezzal, Corentin Tolisso ia doli ta barazonte rezultatin (85’).

Corentin Tolisso mban gjallë shpresat e Lyonit për kualifikim.
Corentin Tolisso mban gjallë shpresat e Lyonit për kualifikim.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sevilla ka fituar me rezultat 4-0 kundër Dinamo Zagrebit. Andaluzianët kryesojnë grupin me 10 pikë, dy më shumë se Juventusi që pozicionohet në vend të dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori