LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber rezulton pozitiv me COVID-19, anulon koncertin në Las Vegas

Justin Bieber rezulton pozitiv me COVID-19, anulon koncertin në Las Vegas

Justin Bieber ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bieber ishte planifikuar të performonte si pjesë e turneut të tij “Justice World Tour” në Las Vegas të dielën, por shfaqja është shtyrë për shkak coronaviusit.


“Për shkak të rezultateve pozitive të COVID brenda familjes së Justice Tour, ne për fat të keq do të duhet të shtyjmë shfaqjen e së dielës në Las Vegas. Justin është sigurisht shumë i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe fansave të tij janë gjithmonë prioriteti i tij numër një. Turneu Nisja në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e T-Mobile Arena.

Foto: Getty Images

Turneu i Bieber filloi në fillim të kësaj jave. Koncerti në Las Vegas është riplanifikuar për 28 qershor.

Rimbursimet do të vihen në dispozicion në pikën e blerjes, sipas një deklarate të postuar në Twitter.

Turneu botëror i Bieber do të vizitojë 20 vende të ndryshme në 13 muaj, sipas faqes së tij të internetit, shkruan People.

Foto: Getty Images

Këngëtari i “Stay” do të përfundojë pjesën e parë të turneut të riplanifikuar në Las Vegas, përpara se të nisë koncertet në Evropë, ku do të udhëtojë në katër vende nga data 3 deri në 10 gusht.

Më pas ylli i muzikës nisë koncerte në tre vende të Amerikës së Jugut – Brazil, Kili dhe Argjentinë – si dhe në Afrikën e Jugut, Izrael, Australi dhe Zelandën e Re nga shtatori deri në dhjetor.

Turneu do të kthehet në Evropë për pjesën e tij të gjashtë dhe të fundit, të planifikuar të fillojë më 13 janar 2023.

Bieber do të vizitojë 16 vende të ndryshme gjatë periudhës tre mujore, ndërsa turneun është planifikuar të përfundojë në Krakow të Polonisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori