Justin Bieber është duke u shëruar nga sindroma Ramsay Hunt që ai njoftoi javën e kaluar, një gjendje që paralizoi gjysmën e fytyrës së tij.

Që atëherë, ylli i muzikës pop bëri vetëm një postim duke i përditësuar fansat e tij për procesin e rikuperimit. Megjithatë, i njëjti nuk ka bërë asnjë dalje publike, ndonëse së fundmi janë dhënë disa detaje të reja nga partnerja e tij, Hailey Bieber.

Si pjesë e turneut të saj promovues të produkteve të reja të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’, Hailey ka qenë së fundmi në “Good Morning America”, gjersa mes shumë pyetjesh tha disa fjalë edhe për gjendjen aktuale të bashkëshortit.

Çuditërisht, Hailey duket e relaksuar pas gjithë incidentit dhe u dha shumë shpresë fansave të këngëtarit. Gjithashtu, ajo tregoi se çifti është afruar shumë për shkak të frikës shëndetësore që kishin të dy.

Çfarë është sindroma ‘Ramsay Hunt’ që i shkaktoi paralizë të fytyrës këngëtarit Justin Bieber? Çfarë është sindroma ‘Ramsay Hunt’ që i shkaktoi paralizë të fytyrës këngëtarit Justin Bieber?

“Ai po bën më mirë. Ai po përmirësohet çdo ditë. Po ndihet shumë më mirë dhe padyshim, ishte thjesht një situatë shumë e frikshme dhe e rastësishme që të ndodhte, por ai do të bëhet mirë. Jam shumë falënderuese që ai është mirë. Mbështetja ka qenë vërtet e mahnitshme nga fansat, miqtë dhe familja. Çdo person ka dërguar urime të mira, këshilla e rekomandime. Ka qenë e mahnitshme”, tha ajo.

Në lidhje me frikën e saj shëndetësore, Hailey Bieber shtoi: “Ndihem mirë. Thjesht po i jap trupit tim kohën për t’u shëruar dhe rikuperuar, por tani jam duke bërë më mirë”.

Fillimisht, edhe profesionistët mjekësorë ishin të frikësuar për Justin Bieber, sepse këto diagnostikime të paralizës së fytyrës janë ndonjëherë një prelud për gjëra edhe më të frikshme.

Fjalët e Haileyt janë një ngushëllim i madh për të gjithë ata që kanë qenë të shqetësuar për Bieber. /Telegrafi/