LAJMI I FUNDIT:

Julia Roberts këtë muaj mbush 50 vjet, karriera e saj në një përmbledhje nga James Corden (Video)

Julia Roberts këtë muaj mbush 50 vjet, karriera e saj në një përmbledhje nga James Corden (Video)

Mosha nuk më tremb aspak, madje periduha e jetës në të cilën gjindem më duket një moment nxitës. Kështu është shprehur për Vanity Fair, Julia Roberts, e cila më 28 tetor do të shuajë 50 qirinjtë.

E për të filluar festimet për përvjetorin e rëndësishëm, aktorja me buzëqeshjen karakteristike, e ftuar në The Late Late Show të James Corden u bë protagoniste e një videoje gazmore që përmblodhi karrierën e saj të suksesshme.


Julia në rolin e Erin Brockovich

Nga “Pretty Woman” te “Notting Hill”, e deri te filmi i ri “Wonder”, 26 filma të përcjellë në 10 minuta argëtuese, transmeton Top Channel.

Pesëmbëdhjetë të famshmit që ndryshuan pas pubertetit, duke u bërë shumë më tërheqës (Foto)
Lexo po ashtu Pesëmbëdhjetë të famshmit që ndryshuan pas pubertetit, duke u bërë shumë më tërheqës (Foto)

Një udhëtim pas në kujtesë, gjatë të cilit Roberts rikujtoi me ndihmën e Corden disa prej skenave kult të filmave më të famshëm.

Dyshja filloi me “Notting Hill”, për të vazhduar më pas me “Pretty Woman”, “Erin Brockovich” dhe “Flatliners”, në një sekuencë të shpejtë me ndërrime kostumesh dhe objektesh skenike.

Julia Roberts në Pretty Woman

Nënë e tre fëmijëve dhe me një karrierë prej tri dekadash pas shpine, ish-gruaja më e bukur është shndërruar tani në gruan e mrekullive, pikërisht siç quhet edhe filmi i saj i fundit që do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 17 nëntori.

Ndërsa me bukurinë rrezatuese që nuk njeh moshë, Julia nuk ka përse t’iu trembet viteve aspak.

Julia Roberts u bë yll hollivudian me rolin e saj në komedinë romantikë, “Pretty Woman” (1990), ndërsa e ka fituar tri herë çmimin Golden Globe (nga tetë nominime), është nominuar katër herë për Academy Awards dhe një herë e ka fituar për rolin e saj në “Erin Brockovich” (2000).

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori