LAJMI I FUNDIT:

Jude Bellingham, apo ‘Golden Boy’ i vitit 2023 – ai pritet të rrëmbejë edhe çmimet e tjera si lojtari i ri më i miri

Jude Bellingham, apo ‘Golden Boy’ i vitit 2023 – ai pritet të rrëmbejë edhe çmimet e tjera si lojtari i ri më i miri

Jude Bellingham e di tashmë se si është të luash, fitosh dhe shënosh dy herë në një El Clasico. Që kur zbarkoi në Real Madrid, jeta e tij sportive ka marrë një vrull që ka befasuar shumë kë, por ai ka qenë gjithmonë i qartë se klubi mbretëror ishte vendi ideal për të bërë një hap përpara në karrierën e tij.

Ai kishte të drejt. Golat dhe loja e tij i kanë mahnitur të gjithë, aq sa, sipas raportimeve nga Anglia, ai do të marrë të gjitha llojet e çmimeve, duke filluar nga Golden Boy, çmim që dhurohet prej 20 vitesh për lojtarit më të mirë nën 21 vjet.


Anglezi do të kurorëzohet më 4 dhjetor nga gazeta italiane ‘Tutto Sport’, si futbollisti i ri më i mirë në botë.

Real Madridi nuk e di se si është që një lojtar i tyre të fitojë këtë çmim prej 20 vitesh, por kjo ka të bëjë edhe me politikën e klubit, e cila në të shkuarën ishte e bazuar në yje të konfirmuar, por që sot ka ndryshuar.

Tani klubi mbretëror ka yje të rinj si Vinicius, Rodrygo, Edouardo Camavinga, Jude Bellingham, Arda Güller  dhe një tjetër i cili tashmë do ta afrohet më vonë, Endrick.

Debati i ashpër mes Bellingham dhe Gavit, çfarë i kërkoi anglezi spanjollit gjatë ndeshjes
Lexo po ashtu Debati i ashpër mes Bellingham dhe Gavit, çfarë i kërkoi anglezi spanjollit gjatë ndeshjes

Sipas MARCA, Bellingham ka marr votat nga mediat kryesore evropiane mes kandidatëve të zgjedhur nga gazeta italiane bazuar në parametrat e paraqitjeve gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.

Nuk ka pasur asnjë dyshim nga ana e jurisë, në përcaktimin e emrit të fituesit.

E vërteta është se anglezi në dy vitet e mëparshme ishte tashmë shumë afër çmimit, duke u renditur në vendin e dytë pas Pedrit dhe Gavit.

Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën

Mes finalistëve janë edhe katër lojtarë të tjerë të La Ligas si lojtarët e Barçës, Alejandro Balde dhe Lamine Yamal, lojtari i Real Madridit, Arda Güller dhe mbrojtësi i krahut të Girona, Arnau Martínez.

Mbledhja e çmimeve nuk përfundon për Jude Bellingham me Golden Boy. Ai do të jetë pjesë aktive e Topit të Artë që jepet të hënën.

Ai do ta marr edhe çmimin ‘Kopa’, i cili vlerëson futbollistin e ri më të mirë nga revista ‘France Football’. Deri tani këtë çmim e kanë fituar Kylian Mbappe, Mattis De Ligt, Pedri dhe Gavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori