LAJMI I FUNDIT:

Debati i ashpër mes Bellingham dhe Gavit, çfarë i kërkoi anglezi spanjollit gjatë ndeshjes

Debati i ashpër mes Bellingham dhe Gavit, çfarë i kërkoi anglezi spanjollit gjatë ndeshjes

Sot u zhvillua derbi mes Barcelonës dhe Real Madridit në atë që njihet ndryshe në botë si ‘El Clasico’.

Madrilenët arritën fitore falë dy golave të shënuar nga Jude Bellingham në pjesën e dytë, i cili po vazhdon me formë të jashtëzakonshme që prej transferimit nga Borussia Dortmund, duke dëshmuar se golat e tij nuk janë fat, por rezultat i një pune të palodhshme.


Si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe kjo ndeshje u përcoll me polemika të shumta si nga ana e ndarjes së drejtësisë e deri tek momentet e nervozizmit nga lojtarët e të dy palëve.

Gavi sot pati një paraqitje mjaft të mirë ndonëse Barcelona humbi, duke fituar shumë duele në fushë por edhe duke sakrifikuar veten për ekipin me disa ndërhyrje të palejueshme, të cilat lehtë mund të ndëshkoheshin nga gjqytari.

Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet
Lexo po ashtu Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet

Siç duket kjo e ka penguar yllin anglez të Real Madridit, Jude Bellingham, të cilin në një moment të ndeshjes kamerat e kapën duke debatuar me Gavin.

“Hej fëmijë, mos më godit përsëri mua. Ju më keni goditur katër herë radhazi”, këto ishin fjalët e tij drejtuar spanjollit.

Gavi siç duket e mori në konsideratë kërkesën e Bellingham pasi që në vazhdim të ndeshjes gjithçka shkoi qetë mes dy palëve, por në fund me tri pikë doli Bellingham i cili pothuajse si në çdo ndeshje tjetër këtë sezon, ishte edhe një herë tjetër ‘heroi’ i Los Blancos./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori