LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën

Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën

Carlo Ancelotti tha se ishte “i befasuar” nga  golat që po shënon ​ Jude Bellingham pasi mesfushori i Real Madridit shënoi dy herë në fitoren e tyre 2-1 në El Clasico kundër Barcelonës të shtunën, duke thënë se për momentin ai është lojtari që po bën diferencën.

Bellingham barazoi me një goditje nga distanca në minutën e 68-të në stadiumin “Montjuic”, pasi Ilkay Gündogan kishte kaluar Barcën në avantazh në minutën e gjashtë , përpara se të shënonte golin e fitores në kohën shtesë për ta rikthyer Real Madridin si lider në La Liga me 28 pikë.


“Ai shënoi një gol të mrekullueshëm fillimisht dhe u tregua i zgjuar në të dytin”, ka thënë Ancelotti fillimisht në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne jemi të befasuar. Të gjithë janë të befasuar nga niveli i tij i efikasitetit në sulm. Ai futet në zonë, por sot gjuajtja [për golin e parë] na befasoi, ai shënoi një gol të mrekullueshëm. Tani për tani ai është lojtari që po bën diferencën”, u shpreh tekniku italian.

Ylli anglez tani ka 10 gola në 10 paraqitje në ligë këtë sezon, duke kryesuar listën si golashënuesi më i mirë në elitë  dhe 13 në të gjitha garat gjithsej, pasi ka shënuar tre gola në Ligën e Kampionëve.

“Ai duket si një veteran, karakteri i tij është shumë i mirë. Barazimi ndryshoi plotësisht dinamikën, do të thoshte më shumë forcë për ne dhe më shumë dobësi për Barcelonën, e cila kishte luajtur më mirë deri në ato çaste”, vazhdoi Ancelotti.

Tutje, italiani tha se ekipi nuk duhet të mbështetet në golat e Bellingham dhe i bëri thirrje sulmuesve Vinícius Júnior, i cili ka dy gola në La Liga këtë sezon dhe Rodrygo Goes i cili ka një, të kontribuojnë më shumë.

La Liga ka një mbret të ri, Jude Bellingham vendos El Clasicon me dy gola
Lexo po ashtu La Liga ka një mbret të ri, Jude Bellingham vendos El Clasicon me dy gola

“Bellingham mund të arrijë deri në 20-25 gola. Ai e ka nisur mirë, por ne nuk e mendojmë atë si një golashënues, ne mendojmë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne që po shënon shumë gola tani. Ne kemi nevojë për gola edhe nga sulmuesit”, përfundoi Ancelotti./Telegrafi/