LAJMI I FUNDIT:

Joshua: Ata që janë të mençur duhet të vënë bast se do ta nokautoj Parkerin

Joshua: Ata që janë të mençur duhet të vënë bast se do ta nokautoj Parkerin
(Foto: Getty Images)

Anthony Joshua ka paralajmëruar se do ta nokautojë Joseph Parkerin në duelin e të shtunës (31 mars) që zhvillohet në Cardiff.

Boksieri britanik ka thënë se po t’i kishte 20 funtet e fundit në xhep do t’i vinte bast se ai do ta mposhtte me nokaut boksierin nga Zelanda e Re.


“Po t’i kisha 20 funte në xhep, besoj se Anthony Joshua e nokauton me siguri Joseph Parkerin”, ka thënë kampioni i botës në kategoritë e peshave të rënda, IBF, WBA (Super) dhe IBO.

(Foto: Getty Images)

“Secila ndeshje para kësaj ka qenë një mësim dhe secili kamp stërvitor një kamp mësimi. Kam mësuar nga meçi ndaj Klitschkos se nuk duhej ta përdorja kampin për të qenë në formë. Asokohe mora gjithçka që nuk dija nga ky kamp. Jam përgatitur vetëm në anën time teknike dhe për aftësitë në këtë fushë”.

Të gjitha lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

“Pastaj u ndesha ndaj Takamit që ishte lojë… ai ishte shumë më i shkurtër, ishte në formë të shkëlqyer. Doja ta kontrolloja dhe të fitoja. E dija se do të vinte një 2018 e madhe në horizont”.

“Secili duel është një bekim dhe secili prej tyre do të ketë një arsye në rrugëtimin e gjatë”.

(Foto: Getty Images)

“Parker është një kampion dhe ka bërë ndeshje të mira… ai do t’i shtojë diçka rrugëtimit tim jetësor. Të shtunën do të marrë fund dhe unë do të mësoj nga ky meç dhe do të vazhdoj tutje”, ka deklaruar 28-vjeçari.

Joshua është i bindur se do ta nokautojë kundërshtarin, megjithatë është përgatitur edhe për 12 raunde.

“Ta kemi të qartë, Parker i ka dy duar, është i shpejtë dhe mund t’i durojë goditjet, kështu kam dëgjuar”, është shprehur AJ gjatë konferencës së fundit për shtyp para duelit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori