LAJMI I FUNDIT:

Johnson planifikon të shpallë zgjedhje të parakohshme

Johnson planifikon të shpallë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po përgatitet për shpalljen e zgjedhjeve, përpara një përplasje historike me Parlamentin britanik mbi Brexit.

Premtimi i Johnson për të larguar vendin nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me ose pa një marrëveshje, e çon vendin në një krizë kushtetuese dhe betejë me 27 anëtarë të tjerë të bllokut evropian.


Deputetët e Aleancës së opozitës po komplotojnë me “rebelët” në Partinë Konservatore të Johnson për të marrë kontrollin e parlamentit dhe t’ia ‘lidhin duart’ qeverisë me një ligj që do të bllokonte daljen pa një marrëveshje, nga frika se do të ishte shkatërruese për vendin.

Kanë mbetur vetëm 24 orë derisa parlamenti të rikthehet pas pushimit të verës, ndërkohë që mbështetësit e Johnson paralajmëruan “rebelët” në parti se nëse ata votonin kundër qeverisë, ata do të përjashtohen nga partia.

Gazeta ‘Sun’ shkruan se Johnson mund të shpallë zgjedhjet e parakohshme qysh të mërkurën dhe ai dëshiron që ato të mbahen para takimit të Këshillit të BE-së më 17 tetor.