LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp blen ishullin grek

Johnny Depp blen ishullin grek

Aktori amerikan, Johnny Depp bleu një ishull të pabanuar grek, bën te ditur “Greek Travel Pages”.

Sipas një njoftimi kompanisë së pronave të paluajtshme ”Proto Organization”, aktori bleu ishullin “Strongyli’ në grupin e ishujve Dhodhekanisi për 4.2 milionë euro.

Kjo copë toke shtrihet në lindje të Mesdheut, pesë milje detare në juglindje të ishullit tjetër, Kastellorizo, dhe është ishulli më lindor në Greqi pranë brigjeve turke.

Depp, i cili po xhiron në Australi një seri të re të filmit Piratet e Karaibeve, bashkëpunoi me ”Proto Organization”, të njëjtën firme konsulente e pasurive te patundshme, me të cilën kanë bashkëpunuar edhe aktori George Clooney dhe futbollisti, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/