Ish-burri i Fjolla Morinës, Fisniku vazhdon të shijojë romancën e re, por ende fsheh identitetin e partneres misterioze


Sipërmarrësi i njohur nga Gjilani, Fisnik Syla, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me publikimet e tij të fundit në rrjetet sociale, ku shfaq momente nga lidhja e re e dashurisë.
Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina ka ndarë së fundmi disa imazhe dhe video nga një udhëtim luksoz në Monte Carlo, një prej destinacioneve më ekskluzive në Evropë, ku po kalon kohë me partneren e tij.
Megjithëse nuk heziton të tregojë se është i lumtur në krahët e dashurisë së re, Fisniku po vazhdon të ruajë misterin rreth identitetit të saj. Në publikimet e fundit, ai është kujdesur që të mos zbulojë tërësisht fytyrën e partneres, duke lënë të dukshme vetëm disa detaje nga pamja e saj.

Kjo ka nxitur menjëherë spekulime mes ndjekësve, të cilët po aludojnë se bëhet fjalë për një personazh të njohur publik. Megjithatë, deri më tani, as Fisniku dhe as partnerja e tij nuk kanë dhënë detaje shtesë për identitetin e saj.
Çifti duket se po shijon në maksimum kohën së bashku në bregdetin luksoz francez, ndërsa nga pamjet e publikuara shihet se nuk kanë kursyer asgjë për këtë arratisje romantike. Qëndrimi në hotele luksoze, darkat në restorante ekskluzive dhe lëvizjet me jahte e automjete të shtrenjta janë vetëm disa nga momentet që kanë ndarë me ndjekësit.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Fisnik Syla zyrtarizoi publikisht lidhjen e tij të re, duke konfirmuar se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale pas ndarjes nga Fjolla Morina. /Telegrafi/














































