LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp me album muzikor

Johnny Depp me album muzikor

Pirati i Karaibeve, Johnny Depp, do të shtojë edhe një përvojë në karrierën e tij të bujshme. Kësaj radhe ai vjen me një album të ri, ku Depp do të jetë producent ekzekutiv për blues këngëtarin Terry Reid.

Lajmin për këtë bashkëpunim e ka bërë të ditur kompania incizuese e Reid, Light In The Attic, me një postim në llogarinë e saj Twitter, ku është vënë fotografia e këngëtarit duke punuar në studion e Depp, e cila ndodhet në shtëpinë e tij.


Johnny Depp, gëzon respekt të gjerë në mesin e emrave të mëdhenj të muzikës siç janë Alice Cooper, kitaristi i bendit Aerosmith, Joe Perry, me të cilët Depp ka formuar edhe bendin e tij të quajtur ‘Hollywood Vampires’.

Ndër tjera, Depp, është duke punuar edhe në filmat ‘Alice Through The Looking Glass’ dhe ‘Pirates Of The Caribbean film Dead Men Tell No Tales’ i cili do të shfaqet në vitin 2017.