LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Bonuccin, Mourinho po e transferon edhe një mbrojtës nga Chelsea te Roma

Jo vetëm Bonuccin, Mourinho po e transferon edhe një mbrojtës nga Chelsea te Roma

Roma ka nevojë të madhe për të nënshkruar me mbrojtës të rinj dhe nuk do ta transferojë një, por dy të tillë në janar.

Jose Mourinho luan me sistemin 3-4-2-1, derisa në dispozicion ka vetëm tre qendërmbrojtës si Gianluca Mancini, Diego Llorente dhe Evan N’Dicka, derisa Chris Smalling dhe Marash Kumbulla janë të lënduar.


Kur i shtohet fakti se Evan Evan N’Dicka do të udhëtoj drejt Kupës së Afrikës në janar atëherë Mourinho kërkon dy mbrojtës qendror për ta përforcuar skuadrën.

Bonucci i ka thënë po rikthimit në Serie A, tani po pret përgjigjen përfundimtare nga gjiganti italian
Lexo po ashtu Bonucci i ka thënë po rikthimit në Serie A, tani po pret përgjigjen përfundimtare nga gjiganti italian

I pari që do t’iu bashkohet është Leonardo Bonucci i cili ka dhënë miratimin e tij, derisa Special One do të transferojë një tjetër futbollist nga Chelsea.

Trajneri portugez po kërkon me ngulm anglezin Trevoh Chalobah i cili nuk është në planet e Chelseat dhe po mirëpret largimin nga Stamford Bridges për një skuadër ku do të luante rregullisht.

Anglezi në këtë sezon është totalisht jashtë planeve të Mauricio Pochetinos dhe mund të jetë i hapur për një kalim në kryeqytetin italian.

Sipas mediave të ndryshme në Angli tashmë kanë nisur negociatat mes palëve me Romën që ka kërkuar informacione nga Chelsea për situatën e mbrojtësit.

Ideja është ajo e transferimit me formulën e huazimit dhe më pas në verë klubet mund të rikthehen sërish në negociata për blerjen përfundimtare nga Roma. /Telegrafi/