LAJMI I FUNDIT:

“Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk njoh më veten”, ish-sulmuesi i njohur flet për depresionin që po kalon

“Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk njoh më veten”, ish-sulmuesi i njohur flet për depresionin që po kalon

Ish sulmuesi i njohur, Pablo Daniel Osvaldo, 38 vjeç, që bëri karrierë me Interin, Juventusin, Romën, Fiorentinën dhe Kombëtaren e Italiasë, nuk po kalon mirë në aspektin personal.

Osvaldo kishte lënë futbollin që në 2016 për t’u rikthyer më pas në 2020, për ta lënë sërish pasi nuk e bënte më të lumtur.


“Në futboll ka shumë rregulla dhe mua nuk më pëlqejnë , unë dua të jem i lirë“, kishte thënë kohë më parë.

Osvaldo tani ka pranuar se vuante nga depresioni, teksa në një video të postuar në Instagram shpërtheu në lot.

“Ndjej nevojën të them se prej kohësh luftoj kundër depresionit! E ndjej që jeta po më rrëshqet nga duart…” Doja ta ndaja me ju që po kurohem tek një psikiatër! Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk ia dal të bëj asgjë që të jetë sadopak produktive”.

“Ua them këtë pasi besoj se është mënyra më e mirë që të shërohem vërtet dhe të ndaj atë që po kaloj. U largova nga njerëzit që më donin dhe që më duan ende shumë. Varësitë më kanë hequr dëshirën për të parë familjen apo të ndaj gjëra me fëmijët e mi”.

“Isha një futbollist elitar, një person ndryshe dhe plot besim. Sot nuk e njoh veten, e kam të vështirë të dal nga kjo situatë”, deklaroi Osvaldo.

Osvaldo, me një të kaluar sentimentale të trazuar, në video u shfaq i mërzitur për fundin e lidhjes së tij të fundit, atë me prezantuesen televizive Daniela Ballester.

“Me vjen keq për Danielën dhe familjen e saj, i kam bërë të vuajnë me zgjedhjet e mia”, ka thënë Osvaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori