LAJMI I FUNDIT:

Java e shtatë me dy ndeshje interesante, Drenica pret Ballkanin, Trepça ’89 nikoqir i Ferizajt

Java e shtatë me dy ndeshje interesante, Drenica pret Ballkanin, Trepça ’89 nikoqir i Ferizajt

Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar do të startojë sot (e premte) me dy ndeshje.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në qytetin e Skenderajt.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Lushtaku, Drenica do të jetë nikoqir i Ballkanit të Suharekës.

Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë si të pa mposhtura në 270 minutat e fundit.

Si Kuqezinjtë ashtu edhe portokallinjtë kanë marrë nga pesë pikë në tri sfidat e fundit.

Pritet një ndeshje tejet interesante nga ty dyja ekipet që kanë befasuar për të mirë në këtë fillim sezoni.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Ish-kampioni i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë mikpritës i Ferizajt.

Ekipi i udhëhequr nga Gugash Magani në tri ndeshjet e fundit ka marrë pesë pikë dhe kërkon të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve.

Ndërkohë Ferizaj i Afrim Tovërlanit nuk po kalon nëpër moment të mirë.

Klubi bardh e kaltër në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe synon t’i befasojë Minatorët.

Me orar të ri, të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori