LAJMI I FUNDIT:

Java e 12-të e shtatzënisë: Fundi i tremujorit të parë po afron, është koha për të përgatitur gardërobën tuaj të lehonisë

Java e 12-të e shtatzënisë: Fundi i tremujorit të parë po afron, është koha për të përgatitur gardërobën tuaj të lehonisë

Java e 12-të e shtatzënisë është edhe java e fundit e muajit të tretë dhe ja çfarë mund të prisni gjatë saj

Në javën e 12-të të shtatzënisë, bebja juaj është rritur në madhësinë e një kajsie dhe mitra juaj gjithashtu është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme. Ja çfarë mund të prisni.


Çfarë ndodh me beben?

Në këtë javë, më i rëndësishmi është zhvillimi i reflekseve. Duart e bebes do të fillojnë të tkurren dhe zgjerohen, gishtat e këmbëve do të përkulen, muskujt e syve do të shtrëngohen dhe goja do të bëjë lëvizje thithëse.

Nëse shtypni butësisht stomakun me gisht, fëmija do të lëvizë, por ju ende nuk do ta ndieni, transmeton Telegrafi.

12 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Fytyra tani është krejtësisht njerëzore: sytë kanë lëvizur nga anët në pjesën e përparme të kokës, veshët janë pikërisht aty ku duhet të jenë. Gishtat e vegjël të duarve dhe këmbëve janë ndarë dhe flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten.

Në këtë periudhë bebja fillon të gëlltisë sasi më të vogla të lëngut amniotik dhe të krijojë urinë prej saj, të cilën e nxjerr përsëri në lëngun amniotik. Substancat e panevojshme transferohen përmes placentës në enët e gjakut të nënës, nga ku trupi i eliminon më tej.

Ndërkohë qelizat nervore shumohen si rrufeja.

Bebja tani është pak më shumë se 65 mm e gjatë (madhësia e një kajsie) dhe peshon rreth 14 gramë.

Çfarë ndodh me mamin?

Mitra juaj është rritur deri në atë pikë sa mjeku juaj mund ta ndiejë majën e saj në pjesën e poshtme të abdomemit, pak mbi kockën pubike (tani është rreth 10 cm në madhësi).

Gjatë kësaj periudhe, urthi – një ndjesi djegieje, e cila shpesh shtrihet nga pjesa e sipërme e gjoksit deri në pjesën e poshtme të fytit, intensifikohet. Pse po paraqitet ajo? Gjatë shtatzënisë, placenta prodhon shumë hormone progesteron, i cili relakson nervat midis ezofagut dhe stomakut. Sidomos kur jeni shtrirë, acidi i stomakut mund të rikthehet, duke shkaktuar një ndjesi të pakëndshme djegieje. Për disa gra, ky problem mund të shfaqet më vonë, kur mitra në rritje shtyp stomakun. Sikleti mund të variojë nga i bezdisshëm në intensiv dhe shqetësues.

Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth
Lexo po ashtu Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth

Çfarë duhet të bëni?

▪ Garderobë e re. Nëse ende nuk keni shtuar peshë dhe nuk jeni gati për veshjet e shtatzënisë, pa dyshim e keni vënë re se beli juaj është pak i “mbushur” dhe se jeni më rehat me veshjet. Filloni të mendoni për një imazh të ri dhe pyesni se ku mund të gjeni rroba cilësore të shtatzënisë.

▪ Udhëtoni. Duke qenë se javën tjetër po hyni në tremujorin e dytë të shtatzënisë, i cili do të jetë më i këndshëm (në të parën do të mundoheni nga të përzierat dhe përgjumja dhe në të fundit do të jeni aq të mëdhenj sa çdo lëvizje do të jetë një përpjekje), tani është koha e duhur për të planifikuar një udhëtim apo ekskursion të vogël me të shoqin. Shijoni sa më shumë momentet e përbashkëta të dashurisë, intimitetit dhe butësisë.

▪ Bëni një buxhet për fëmijën. Planifikoni me partnerin tuaj shpenzimet për fëmijën – rroba, ushqim, pelena, lodra. Mendoni se si mund të kurseni. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë

Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë

Këshilla dhe arsye
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!

Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!

Moda
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve

A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve

Këshilla dhe arsye
Adoleshentët pendohen kur fillojnë të bëjnë seks shumë herët: Kjo është mosha ideale për të filluar seksin

Adoleshentët pendohen kur fillojnë të bëjnë seks shumë herët: Kjo është mosha ideale për të filluar seksin

Këshilla dhe arsye
Brekë të”zgjuara” që të mbrojnë modestinë e meshkujve në publik

Brekë të”zgjuara” që të mbrojnë modestinë e meshkujve në publik

Femra
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Kalo në kategori